Qeveria franceze ka vendosur që të ndërmarrë kufizime më të rrepta për parandalimin e koronavirusit në katër qytete, pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Bëhet fjalë për qytete si Lyon, Lille, Grenoble dhe Saint-Etienne. Baret dhe restorantet do të mbyllen, siç bënë në Paris në fillim të kësaj jave dhe Marseille muajin e kaluar.

“Situata është përkeqësuar në disa metropole ditët e fundit. “Çdo ditë, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran në një konferencë shtypi.

Situata si pasojë e koronavirusit në Francës paraqitet si e disa vendeve të tjera evropiane, duke përfshirë Hollandën, Poloninë, Ukrainën dhe Republikën Çeke, të cilat raportuan të gjitha rritje rekord të rasteve ditore të enjten.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pas Parisit, mbyllen baret dhe restorantet në 4 qytete të tjera franceze appeared first on Vizion Plus.