Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka deklaruar se tani nuk është koha “për të rihapur debate, por të përforcohet efikasiteti i reformës dhe burimet në shërbim të saj”.
“Implementimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet vijimësia e tij. Nuk është koha për të rihapur debate, por të përforcohet efikasiteti i reformës dhe burimet në shërbim të saj.
Për të sjellë një drejtësi të pavarur që e meritojnë qytetarët shqiptarë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian”, shkroi Soreca në Twitter.
Reagimi i tij vjen pas deklaratës së fortë të ambasadores amerikane, Yuri Kim.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";