Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, muaj më parë mbushi titujt e mediave me lajmin e konfirmimit se është ndarë nga boksieri Robin Haxhi Krasniqi.
Ajo tregoi se dyshja janë ndarë paqësisht me njëri-tjetrin, duke ruajtur respekt maksimal për familjet dhe përkrahësit e tyre.
Teksa po shijon jetën beqare, modelja shqiptare duket se ka rastin që të jetë pjesë e takimeve me të famshmit ndërkombëtarë.
Advertisement
Ajo mori pjëse në një festë të zhvilluar në një jaht, ku i pranishëm ishte edhe aktori me famë botërore, Sylvester Stallone.
Ajo e titulloi fotografinë me përshkrimin “Vera po vjen”, duke treguar kështu se ky lundrim në det i jep asaj freskinë dhe atmosferën e sezonit veror.