Kryeministrja e Zelandës së Re, Zhakinda Ardern, ka siguruar fitoren për mandatin e dytë në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.
Liderja e opozitës përgëzoi Ardern për arritjen e një fitoreje të jashtëzakonshme. Partia e punëtorëve e drejtuar nga kryeministrja liberale siguroi dyfishin e mbështetjes ndaj kundërshtares së saj.
Zgjedhjet në Zelandën e Re u perceptuan si referendum mbi udhëheqjen e Ardern gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Zelanda e Re ka regjistruar rezultate tejet pozitive në luftën ndaj koronavirusit.
Advertisement