Një pronar palestinez dyqanesh suveniresh në qytetin e vjetër të Jerusalemit lindor, Rami Razouk nuk hezitoi të shprehte lumturinë pas heqjes së izolimit. Me ardhjen e turistëve, të ardhurat do të rriten, shtoi ai. “Kemi shumë punë për të bërë”.

 

“Ne jemi larg hapjes së plotë”, deklaroi nënkryetari i bashkisë së Jerusalemit, Fleur Hassan-Nahoum, duke thënë se do të bëhet më e qartë në javët e ardhshme se sa turistë do të vizitojnë vendin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, që nga e hëna, të huajt mund të hyjnë në Izrael me një test negativ për Covid-19 nga 72 orët e mëparshme dhe nëse doza e tyre e fundit e vaksinës është injektuar më pak se gjashtë muaj më parë.