Në Republikën Çeke, numri i rasteve ditore me koronavirus ka pësuar rritjen më të madhe brenda katër javësh, ndërsa ka kaluar 100 për herë të parë këtë muaj, tha të martën Ministria çeke e Shëndetësisë.

Sipas saj, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 111 raste të reja, të cilat e çojnë në 8,586 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Prej tyre, mbi 5,600 janë shëruar. Për viktima të reja nuk u raporta dhe numri i tyre mbetet 297.

Republika Çeke, si shumë vende të tjera në Evropë, ka mbyllur shkolla, dyqane dhe kufij, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Lehtësimi i masave të izolimit tashmë ka filluar.

Mesnatën e 17 majit ka përfunduar edhe gjendja e jashtëzakonshme, por disa kufizime kanë mbetur në fuqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dyqanet e mëdha, qendrat tregtare dhe terracat e restoranteve janë hapur më 11 maj. Liga e futbollit çek do të jetë ndër të parat në Evropë që do të nisë sërish nga 23 maji, por fillimisht pa spektatorë.