Mbreti Charles III është shtruar në spital për trajtim për një prostatë të zmadhuar. Mbreti do të trjajtohet në spitalin privat të London Clinic, ku Catherine, Princesha e Uellsit u operua javën e kaluar.

Edhe më herët Charles e ka bërë publik këtë problem të tij edhe si një mesazh kundrejt të gjithë burrave që të mos e anashkalojnë një problem të tillë dhe të tregohen vigjilentë për kontrolle të vazhdueshme.
Sipas BBC, një deklaratë nga Buckingham Palace bëri me dije se Mbreti ishte i kënaqur që mësoi se diagnoza e tij ka një ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin e shëndetit publik. Nuk dihet ende se sa kohë do të qëndrojë në spital Charles III, ndërsa në përkujdesje të tij është parë të qëndrojë mbretëreshë Camila.

Mediat e huaja kanë treguar se pas deklaratës së Mbretit, faqja e internetit e NHS pa një rritje të kërkimeve për prostatën e zmadhuara, një interes i mirëpritur nga mjekët dhe organizatat bamirëse.

Gjithashtu ajo që bëhet me dije është se ky trajtim mjekësor i Charles nuk është aq i rëndësishëm sa të kërkojë ndonjë ndryshim kushtetues për rolin e tij si kreu i shtetit.
/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";