Pas erës së fortë dhe reshjeve të shiut, ekspertët paralajmërojnë rritje temperaturash në Itali, zonat më të rrezikuara nga niveli i lartë i nxehtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas erës së fortë dhe reshjeve të shiut, ekspertët paralajmërojnë rritje temperaturash në Itali, zonat më të rrezikuara nga niveli i lartë i nxehtësisë

Pas motit të keq me shira të dendur dhe stuhi, Italia do të “pushtohet” nga temperature të larta. Temperaturat pritet të fillojnë të rriten nga e enjtja, ndërsa sinoptikanët thonë se do të arrijnë kulmin gjatë fundjavës.

Temperatura në pjesë të qendrës dhe jugut parashikohet të arrijë 34-36C. Siçilia dhe Sardenja pritet të shohin deri në 39C. Ndërsa në veri të vendit temperaturat e ditës do të lëvizin nga 30 deri në 32 gradë Celsius.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur gjashtë qytete/zona të mëdha – Romën, Firencen, Triesten, Barin, Latinën dhe Frosinone – nën paralajmërimin e nivelit më të lartë të nxehtësisë së kuqe për të enjten e 29 gushtit. Pesë qytete të tjera, Verona, Rieti, Perugia, Brescia dhe Bolonja, janë nën një paralajmërim mesatar.

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit në Itali?

Advertisement

Kjo verë në Itali është shënuar nga valë të nxehta rekord, zjarre dhe stuhi të forta. Një sistem moti me presion të ulët, i njohur si një anticiklon, ka tërhequr shtëllunga ajri të ngrohtë nga Afrika veriore dhe Spanja, duke shkaktuar temperatura të larta në të gjithë rajonin që nga korriku.

Megjithëse këto shtëllunga nuk janë të pazakonta gjatë verës, meteorologët thonë se ka një tendencë që ato të jenë edhe më të nxehta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Evropa është gjithashtu kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë me temperaturat e saj që rriten afërsisht dyfishin e mesatares globale, sipas një raporti të fundit nga Organizata Botërore Meteorologjike dhe monitoruesi i klimës së BE-së, Copernicus. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit i kanë bërë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive në të gjithë Evropën vitet e fundit.

Parashikimet tregojnë se kjo periudhë e nxehtësisë do të lehtësohet deri të martën më 3 shtator. Megjithatë, mund të mos jetë ende fundi i temperaturave jashtëzakonisht të larta në Itali.

Advertisement

Megjithëse parashikimet afatgjata të motit mund të jenë të pasigurta, meteorologët thonë se, në përgjithësi, tendencat tregojnë se këto kushte ka të ngjarë të vazhdojnë, veçanërisht në të gjithë Evropën jugore dhe juglindore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy