Pas betejës me COVID, humb jetën deputeti i sapo zgjedhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas betejës me COVID, humb jetën deputeti i sapo zgjedhur

Luke Letlow, një deputet republikan i zgjedhur në Luiziana më 3 nëntor në SHBA, ndërroi jetë të martën.

Më 18 dhjetor, ai njoftoi se rezultoi pozitiv me koronavirus dhe të nesërmen u shtrua në spital. Më pas, në 23 dhjetor, ai u transferua në kujdes intensiv.

41-vjeçari la pas gruan dhe dy fëmijë, ndërsa pritej të fillonte mandatin e tij të dielën.

Delegacioni kongresist prej tetë anëtarësh nga Luiziana e quajti vdekjen e Letlow shkatërruese. “Luka kishte një frymë kaq pozitive dhe një të ardhme jashtëzakonisht të ndritshme përpara. Ai priste me padurim t’u shërbente njerëzve në Luiziana dhe ne ishim të ngazëllyer për ta mirëpritur atë në delegacionin tone”, thanë anëtarët në një deklaratë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy