Shërbimi Sekret Amerikan po përpiqet të rrisë sigurinë përpara tubimit të parë të fushatës së ish-presidentit Donald Trump pas atentatit të ndodhur pak ditë ditë më parë.

CNN raporton se siguria rreth mitingjeve dhe ngjarjeve të ardhshme të Trump është duke u rimenduar tërësisht, duke përfshirë vendin ku duhet të mbahen, qoftë brenda apo në vende më të sigurta në natyrë.

Rritja e sigurisë pasqyron disa vlerësime të reja nga forcat e zbatimit të ligjit që nga të shtënat, thanë zyrtarët e njohur, duke përfshirë shqetësimin për një incident të mundshëm pas atij të parit.

“Ne ndihmojmë Shërbimin Sekret. Ne thjesht ofrojmë ndihmë”, deklaroi një zëdhënës i zyrës së sherifit për CNN, duke shtuar se Shërbimi Sekret po drejtonte të gjitha planifikimet e sigurisë për tubimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aparati i sigurisë rreth Trump ka ndryshuar tërësisht ditët e fundit, duke përfshirë edhe zbatimin e ligjit lokal./vizionplus.tv