Pas 7 ditësh luftë, forcat ruse pushtojnë qytetin e parë ukrainas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas 7 ditësh luftë, forcat ruse pushtojnë qytetin e parë ukrainas

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë i madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë.

Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, i cili vetëm vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit të enjten.

“Okupatorët” rusë ishin në “të gjitha anët” e Hersonit, pranoi zyrtari rajonal ukrainas, Gennadi Lakhuta vonë të mërkurën.

Pushtimi erdhi pas një rrethimi tre-ditor që e la këtë qytet pa ushqim dhe ilaçe dhe duke u përpjekur për të mbledhur dhe varrosur të vdekurit.

Advertisement

Kryetari i qytetit, Ihor Kolykhaiev, njoftoi gjithashtu se ishte në bisedime me “mysafirët e armatosur”.

Ai “nuk kishte bërë asnjë premtim” për forcat pushtuese, por ra dakord për një ndalesë qarkullimi natën dhe kufizime në qarkullimin e veturave.

“Deri tani mirë. Flamuri që fluturon sipër nesh është ukrainas dhe në mënyrë që ai të qëndrojë i tillë, këto kërkesa duhet të plotësohen,” tha ai në një postim në Facebook.

Fitorja e Moskës në Herson vjen një javë pasi ushtria e presidentit rus Vladimir Putin marshoi në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu.

Advertisement

Forcat ruse kanë bombarduar në mënyrë sporadike objektiva civile anembanë vendit, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë Harkiv, i cili tani po vihet nën sulme më intensive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur breshërinë e raketave dhe predhave një “krim lufte” dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka konfirmuar se një hetim është duke u zhvilluar./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy