Një nga misteret më të gjata që shoqëroi historinë e një vrasësi serial në shtetet e bashkuara të amerikës, I njohur me emrin Zodiak, është zbuluar.
51 vjet pas dërgimit të letrës së koduar në redaksinë e një gazette në san Francisko, nga vetë vrasësi, një ekip kërkuesish e zgjidhën të fshehtën që përmbante shifra 340.
“Shpresoj të argëtohesh shumë duke u përpjekur të më kapësh” ky është deshifrimi i letrës së vitit 1969, shkruar nga Zodiak, i cili pretendoi se vrau 37 persona.
Mbi këtë cështje që kishte mbetur e fshehtë për dekada me rradhë, punoi një ekip ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Belgjika. Ai i dha shpjegim shifrës 340 dhe ia dërgoi atë FBI-së.
“Shpresoj që ju po argëtoheni shumë duke u përpjekur të më kapni … Unë nuk kam frikë nga dhoma e gazit sepse do të më dërgojë në parajsë shumë shpejt sepse tani kam mjaft skllevër për të punuar për mua .”- ishte ky mesazhi që fatkeqësiht nuk mundësoi asnjë gjurmë për identitetin e vrasësit.
Personi që fshihej pas pseudonimit Zodiak u bë i njohur në vitet 1968 dhe 1969, kur ai mori përsipër autorësinë e dia vrasjeve. Për shumë vite ai u hetua por nuk u zbulua, edhe pse e sfidoi policine duke I shkruar letra gazetës.
Kjo histori ka frymëzuar edhe studiot e Hollivudit për realizimin e një filmi në vitin 2007.