SHBA po rihap kufijtë e saj për vizitorët e vaksinuar, duke i dhënë fund një ndalimi prej 20 muajsh, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ndalimi u vendos aso kohe nga ish-presidenti Donald Trump. Një masë që ka ndikuar jo vetëm amerikanët por dhe qytetarë nga mbi 30 vende në mbarë botën, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e BE-së.

BBC raporton se linjat ajrore janë në pritje të një numri të madh vizitorësh, pasi kufizimet janë hequr për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, kufijtë e SHBA fillimisht u mbyllën për udhëtarët nga Kina në fillim të vitit 2020. Kufizimet më pas u shtrinë në vende të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rregullat ndaluan hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që jetonin në Mbretërinë e Bashkuar dhe një numër vendesh të tjera evropiane, si Kina, India, Afrika e Jugut, Irani dhe Brazili.