Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit arritën që të shpëtonin nje 62-vjeçare, pas 14 orësh nën rrënoja, teksa po përpiqen të nxjerrin edhe nipin e saj 10-vjeçar.

Po ashtu, në Bayraklı, një nga zonat më të prekura nga tërmeti me magnitudë 6.6, një grua 53-vjeçare me emrin Fadime Tolu u shpëtua nga rrënojat afërsisht 15 orë pas tërmetit.

Ndërkohë, vazhdojnë me intensitet përpjekjet për shpëtimin e qytetarëve të tjerë që ndodhen të bllokuar në rrënojat e ndërtesave.

Deri më tani, në Turqi kanë humbur jetën tragjikisht 25 persona, ndersa kanë mbetur të lënduar rreth 804 të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";