Pas konfliktit 11 ditor, Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen e armëpushimit.
Një zyrtar i Hamasit tha se do të ketë një armëpushim “të ndërsjellë dhe të njëkohshëm” me Izraelin, i cili do të fillojë në orën në 02:00 me kohën lokale.
Advertisement
Nga ana tjetër, kabineti izraelit ka konfirmuar marrëveshjen për të miratuar një armëpushim, por, në një njoftim për mediat sqaroi se nuk është rënë ende dakord për kohën që do të hyjë në fuqi.
Në reagim theksohet gjithashtu se armëpushimi u propozua nga Egjipti dhe që do të jetë “i ndërsjellë e i pakushtëzuar”.
Nga sulmet, në Gaza kanë humbur jetën 232 persona, ndërsa në Izrael 12.
Advertisement