Pas 107 samitesh, udhëheqësit e BE-së i japin lamtumirën “makinerisë së kompromisit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas 107 samitesh, udhëheqësit e BE-së i japin lamtumirën “makinerisë së kompromisit”

Udhëheqësit evropianë i bënë homazhe Angela Merkelit sot, teksa përfunduan një samit të Bashkimit Evropian, i 107 i saj si kancelare e Gjermanisë në 16 vjet dhe ndoshta i fundit.

Para se liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian të fillonin punën, Merkelit iu dorëzua një dhuratë lamtumire, që përfaqësonte ndërtesën Europa, aty ku mbahen samitet.

Nëse partitë në Gjermani nuk arrijnë të formojnë një koalicion qeverisës deri në mes të dhjetorit, Merkel do të kthehet në Bruksel për një samit tjetër. Por, disa liderë shfrytëzuan sot rastin për t’i thënë se sa shumë do t’i mungonte liderja e ekonomisë më të madhe të Evropës, veçanërisht aftësitë e saj në diplomaci, që sollën kompromise për çështje të mprehta.

“Zonja Merkel ishte një lloj makinerie kompromisi. Shpeshherë, kur ne ngecnim, Angela shkonte dhe zgjidhte gjithçka”, u tha gazetarëve kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, teksa po hynte në bisedimet e së premtes.

Advertisement

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e përshkroi Merkelin si “një monument” dhe tha se mbledhjet pa të do të ishin si Roma pa Vatikanin ose Parisi pa Kullën Eifel.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy