![“Parlamenti të miratojë Kodin e ri Zgjedhor!”, PS i përgjigjet ‘ultimatumit’ të Gazment Bardhit: Ky zotëria duhet të dijë se Kuvendi ka rregulla](http://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2020/07/balla-300x169.jpg)
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur thirrjes së Gazment Bardhit, që Kuvendi të fusë në mënyrë urgjente miratimin e ndryshimeve për Kodin Zgjedhor.
Ai tha se Kuvendi ka rregulla.
“Kishte dalë një zotëri Gazmend apo Gazmir Bardhi dhe jepte urdhër që Kuvendi të fuste në rend të ditës votimin e Kodit zgjedhor.
Ky zotëria duhet të dijë se Kuvendi ka rregulla.
Advertisement
Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë sipas të gjitha normave parlamentare.
Do të jemi serioz të respektojmë marrëveshjen por do ta diskutojmë edhe me opozitën parlamentare”, tha Balla.