Ministri i Jashtëm i Irlandës ka deklaruar se sanksionet e tjera të BE përfshijnë heqjen e më shumë bankave ruse nga rrjeti financiar i transfertave, SWIFT.
“Mendoj se të gjitha anijeve ruse do t’iu ndalohet hyrja në portet e BE. Gjithashtu besoj se do të ndalojmë importin e çelikut, drurit, aluminit dhe qymyrit”, tha Simon Coveney për radiotelevizionin kombëtar irlandez “RTE”.
Shtatë banka ruse u nxorën nga sistemi SWIFT, i cili lejon institucionet financiare të ndajnë informacione dhe lehtësojnë pagesat. Vetëm “Sberbank” që merret me pagesat e energjisë dhe “Gazprombank”, huadhënësja më e madhe në Rusi, nuk janë përjashtuar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";