Parashikimi/ Ja shtetet që mbajnë peng zgjedhjet në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parashikimi/ Ja shtetet që mbajnë peng zgjedhjet në SHBA

Beteja midis Donald Trump dhe Joe Biden për pushtimin e Shtëpisë së Bardhë luhet në “Swing States” , thënë ndryshe, shtetet që kanë qenë të pasigurta që nga fillimi i fushatës, të cilat mund të mos publikojnë rezultatet e votimit për shumë orë, në mos edhe ditë.

 

Këto shtete janë Arizona dhe Georgia , Michigan, Wisconsin dhe Pennsylvania .

 

Advertisement

Vala blu e Biden e imagjinuar nga shumë para votimit nuk është materializuar dhe Trump ia ka dalë të fitojë në Florida ku rrëmbeu 29 zgjedhes elektoral duke marrë votën e komunitetit hispanik, si dhe në shtëpinë e tij të dytë, Texas një nga shtetet me numrin më të lartë të zgjedhësve electoral.

 

Aktualisht ka akoma 101 vota elektorale për t’u fituar në shtetet më të pasigurta. Kushdo që merr të paktën 270 do të bëhet president, teksa Biden dhe Trump thonë se janë optimist për fitoren. Vendimtare do të jetë Arizona, e cila cakton 11 zgjedhës, Georgia, e cila cakton 16, Michigan 16, Wisconsin 10 dhe Pennsylvania, 20.

 

Advertisement

Sipas mediave amerikane, Pensilvania nuk do të përfundojë numërimin e votave të dërguara me postë deri të premten .

 

Në total, 3 milion vota u dërguan me postë në këtë shtet dhe zyrtarët lokalë thanë se nuk do të numërohen të gjithë deri të Premten, raporton Philadelphia Enquirer .

 

Advertisement

Kjo mund të nënkuptojë një rezultat “të varur” për ditë, pasi parashikimet aktuale tek shtetet e lëkundura i japin Trump një avantazh, por votat postare konsiderohen demokratike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy