Antohny Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden deklaroi se amerikanët e pavaksinuar përbëjnë një kërcënim për një valë të pastë të pandeminë COVID-19 në SHBA, shkruan faqja e internetit thehill.com.

“Problemi është se ne kemi ende rreth 66 milionë persona që mund të vaksinohen dhe ende nuk e kanë bërë. Shkalla në të cilën ne vazhdojmë të zbresim në atë pjerrësi, do të varet nga vaksininimi i sa më shumë njerëzve”, shtoi Fauci për prezantuesin e ”Fox Neës Sunday”, Chris Ëallace.

“Nëse nuk veprojmë, ekziston gjithmonë rreziku që të ketë viruse të mjaftueshme në qarkullim për të qenë në gjendje të ndalojnë zvogëlimin e numrit të rasteve, pra ekziston rreziku i rilindjes së virusit’’, theksoi Fauci.

Ai shpjegoi megjithatë se ‘’një ringjallje e një vale tjetër të rasteve COVID-19 ishte e parandalueshme’’, duke thënë se ‘’sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më pak të ngjarë të ketë një valë tjetër në këtë dimër’’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 77 për qind e amerikanëve 12 vjeç e lart janë vaksinuar të paktën pjesërisht, ndërsa 67 për qind janë plotësisht të vaksinuar.

Presidenti Biden publikoi përparimin që SHBA kanë bërë javët e fundit, duke vënë në dukje se shtrimet në spitale kanë rënë me 38% dhe rastet e COVID-19 kanë rënë me 47%, në gjashtë javët e fundit.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se vendi ishte në një “periudhë kritike” dhe u bëri thirrje atyre që nuk janë vaksinuar ta kryejnë atë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";