Paralajmëron CDC: Varianti Delta shkakton simptoma më të rënda tek fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmëron CDC: Varianti Delta shkakton simptoma më të rënda tek fëmijët

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se koronavirusi mund të shkaktojë “sëmundje të rënda” tek fëmijët dhe adoleshentët.

Në raport thuhet se gjatë muajve të fundit ka pasur gati deri në një pesëfishim të shtrimit të fëmijëve në spital, që prej përhapjes në masë të variantit Delta.

Ndërkohë që theksohet edhe njëherë rëndësia e vaksinimit të këtyre grupmoshave, pasi CDC thekson se gjatë kësaj vere, adoleshentët e pavaksinuar u shtruan në spital me Covid-19 deri në 10 herë më shumë sesa adoleshentët e vaksinuar plotësisht.

Studimi u bazua në të dhënat e marra nga spitalet e 14 shteteve midis 20 qershorit dhe 31 korrikut, kur Delta u bë varianti dominues në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement

Gjetjet tregojnë “se vaksinat ishin shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda COVID-19” ,tek të rinjtë e moshës 12 deri në 17 vjeç, e vetmja grupmoshë pediatrike për të cilën është miratuar vaksina, tha CDC.

CDC thekson se variant Delta po shkakton raste më të rënda tek fëmijët dhe adoleshentët sesa versionet e mëparshme të virusit. Shenjat e sëmundjes së rëndë në atë grupmoshë ishin afërsisht të njëjta këtë verë siç ishin më herët në pandemi, tha CDC.

Përhapja e variantit Delta ka rritur ndjeshëm infeksionet në shkallë globale, duke rikthyer kufizimet në një sërë vendesh.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins janë identifikuar afro 219.8 milionë të infektuar, nga të cilët 4.5 milionë kanë humbur jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy