Turmat e demonstruesve që mbushin prej ditësh rrugët e qyteteve në Shteteve të Bashkuara dhe Europë kundër racizmit dhe dhunës policore, kanë shqetësuar ekspertët mjekësorë, që druhen se ato mund të nxisin një valë të dytë të koronavirusit.

“Gjëja e parë që unë shoh tek këto protesta është mundësi e mrekullueshme që virusi të vazhdojë të përhapet”, u shpreh John Swartzberg, profesor i sëmundjeve infektive dhe vaksinave në Shkollën e Shëndetit Publik të Berkeley.” Njerëzit nuk kanë zbatuar distancimin social e shumë prej tyre, nuk mbajnë maska. Janë të gjithë ngjitur me njëri tjetrin.

As policët vetë nuk kanë maska në fytyrë”, tha ai për Euronews në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë. Turmat gjigante të njerëzve në disa qytete të mëdha përbëjnë vërtet një pamje të çuditshme pas muajsh të tërë izolimi fizik, qëllimi i te cilit ishte ndalimi i përhapjes së Covid 19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Francë, autoritetet i ndaluan protestat javën që shkoi për shkak të shqetësimeve shëndetësore, por tubuesit i sfiduan masa të tilla. Zyrtarët australianë gjithashtu i dënuan grumbullimet e kësaj fundjave, duke i bërë thirrje njerëzve që të mos shkelin rregullat e kufizimit të tubimeve në natyrë në një maksimum prej 300 personash.