Operacionet ushtarake izraelite në Rafah mund të çojnë në masakër në Gaza, paralajmëroi kreu i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Martin Griffiths, duke i bërë thirrje Izraelit që të mos vazhdojë të injorojë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.

“Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës, mbi një milion njerëz, janë drejtuar në Rafah, duke parë vdekjen që po vjen: ata kanë pak ushqim, praktikisht nuk kanë akses në kujdesin mjekësor, nuk kanë ku të flenë, nuk kanë vend të sigurt”, komentoi ai në një deklaratë, që përshkruan një “sulm të paimagjinueshëm në intensitet, brutalitet dhe shkallë”.

“Unë kam thënë për javë të tëra se përgjigja jonë humanitare ka dështuar. Po jap alarmin edhe një herë: operacionet ushtarake në Rafah mund të çojnë në masakër në Gaza. Ato gjithashtu mund të çojnë në humnerën e operacioneve tashmë të brishta humanitare”, ai shtoi.

“Ne nuk kemi as garanci sigurie, as furnizime, as personelin e nevojshëm për të vazhduar këto operacione. Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar për pasojat e rrezikshme të çdo pushtimi tokësor të Rafah. Qeveria e Izraelit nuk mund të vazhdojë t’i injorojë këto thirrje. Historia nuk do të falë. Kjo luftë duhet të ndalet”, theksoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë strehuar në Rafah, shumë prej tyre të bllokuar në kufirin me Egjiptin dhe jetojnë në tenda të improvizuara.

Bisedimet e armëpushimit të Gazës që përfshinin Shtetet e Bashkuara, Egjiptin, Izraelin dhe Katarin përfunduan sot pa përparim, mes thirrjeve në rritje që Izraeli të mos vazhdojë me sulmin e planifikuar në Rafah.

“Unë sinqerisht shpresoj se negociatat për lirimin e pengjeve dhe një formë e ndërprerjes së armiqësive do të jenë të suksesshme, për të parandaluar një sulm në shkallë të plotë në Rafah”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

“Kjo do të kishte pasoja katastrofike”, theksoi ai. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";