Presidenti i bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka theksuar se vendi i tij ëhstë i përgatuitur ëpr luftë. Në një deklaratë televizive sëfundmi, Lukashenko ka theksuar se nëse doni paqe, atëherë të gjithë duhet të përgatiten për luftë.

“Mos u besoni atyre që thonë se ne duam luftë. Ne po përgatitemi për luftë, të jeni të sigurt për këtë. Nuk isha unë i pari që thashë: “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”. Është një thënie me vend edhe sot e kësaj dite”, theksoi Lukashenko.

Sipas presidentit bjellorus, forcat e armatosura të vendit po marrin trajnimin e nevojshëm, ndërkohë që ushtrisë po i ofrohen armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

“Nëse dikush na sulmon, duhet ta dini se kjo do të thotë se ne po bëjmë gjënë e duhur. Në të kundërt, nëse ata fillojnë të na lavdërojnë, kjo do të thotë telashe,” vuri në dukje udhëheqësi bjellorus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";