Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ka qenë ai vetë që përmes “Twitter”-it rrëfeu telefonatën me homologun francez. “Kisha një bisedë shumë të mirë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Tema kryesore ishin marrëdhëniet tona bilaterale dhe dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha ai.

Kjo telefonatë vjen tre ditë përpara udhëtimit të Vuçicit në Moskë, ku do të takohet me presidenti rus Vladimir Putin dhe një javë para samitit Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku me ndërmjetësimin e SHBA do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Më herët, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel deklaroi se Kosova duhet të pyesë presidentin e Francës, Emmanuel Macron përse po ngurron që kosovarët të marrin liberalizimin e vizave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë mënyrë, ajo i ktheu përgjigje në “Twitter” ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit, i cili ka kërkuar nga BE-ja që të liberalizojë vizat për Kosovën, ashtu siç ka rekomanduar Komisioni Europian.

“Siç ja kam shpjeguar edhe zotit Richard Grenell, është në dorën e Këshillit të Europës që ta trajtojë këtë çështje. Por, nëse dëshironi që të keni një rol konstruktiv për të, merrni në telefon presidentin e Francës, Emmanual Macron dhe pyeteni . Do të befasoheni nga përgjigja e tij”, ka shkruar Cramnon- Taubadel.