Në një vizitë historike dhe në kushtet e pandemisë, Papa Francesku ka mbërritur këtë të premte në kryeqytetin iraken.
Ati i shenjtë e ka konsideruar një udhëtim emblematik dhe një detyrë ndaj një toke që është martirizuar për shumë vite me radhë.
Advertisement
Në këtë udhëtim të parë jashtë Italisë që nga nëntori i vitit 2019-te Papa Francesku është shoqëruar edhe nga rreth 75 gazetarë.
Ai do të vizitojë katër qytete në Irak, mes tyre edhe Mosulin, ish-bastion i grupit militant, ISIS.
Advertisement
Në kishat dhe ndërtesat që gjenden në këtë qytet, ende mund të shihen gjurmët e luftës. Vizita ka nxitur reagime për rrezikun që mbart ndërsa vendi është blinduar nën masat e sigurisë.