“Tensionet në Ukrainë mund të zgjidhen me dialog serioz ndërkombëtar dhe jo me armë. Armët nuk janë rruga. Le të sjellë paqen në Ukrainë kjo Krishtlindje e Zotit”. Kështu Papa Françesku drejtoi lutjet e tij nga sheshi Shën Pjetër pas “Angelus”.
“Jam shumë i pikëlluar nga statistikat .Këtë vit u prodhuan edhe më shumë armë se vitin e kaluar. nuk janë kurrë rruga”, u shpreh Papa gjatë një apeli për paqe në Ukrainë.
Pastaj Papa u lut për viktimat e tornadove në Shtetet e Bashkuara.
Një përshëndetje edhe për amerikanët që ishin në sheshin e Shën Pjetrit për të festuar Zonjën e Guadalupe dhe për fëmijët e famullive romake.
Advertisement