Papa Françesku deklaroi se ka në plan që të vaksinohet kundër COVID-19 javën e ardhshme, ndërsa iu bëri thirrje të gjithëve që mos ta refuzojnë vaksinën, me qëllim mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve.
Në një intervistë për “Canale 5”, ai tha është i mendimit që të gjithë duhet ta bëjnë vaksinën.
“Është një zgjedhje etike, sepse ju keni të bëni me shëndetin tuaj, me jetën tuaj, por gjithashtu edhe me jetën e të tjerëve”, tha ai.
Vatikani ka thënë se së shpejti do të nisë fushatën e vetë të vaksinimit kundër koronavirusit.
Advertisement
“Javën e ardhshme, ne do të fillojmë vaksinimin këtu, në Vatikan, dhe ia kam bërë vetës një rezervim”, shtoi ai.