Papa Françesku do të realizojë një vizitë historike në Irak në muajin mars. Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.
Në datat 5 deri në 8 mars të vitit të ardhshëm, Papa Françesku do të vizitojë Bagdadin, qytetin e Erbilit, si dhe Mosulin dhe Qaraqosh në fushën e Nineveh.
Advertisement
83-vjeçari e ka shprehur prej kohësh synimin e tij për të vizituar Lindjen e Mesme. Vitin e kaluar, ai ndau dëshirën për të shkuar në Irak në vitin 2020.
Ky të jetë udhëtimi i parë i Papa Françeskut në më shumë se një vit. Të gjitha vizitat jashtë shtetit që ishin planifikuar u anuluan për shkak të pandemisë.
Advertisement