Papa Françesku mbajti një maskë për herë të parë në një ngjarje publike, kur ai dhe udhëheqësit e tjerë fetarë morën pjesë në një shërbim lutje për paqen në të gjithë botën.
Papa mbante një maskë të bardhë gjatë shërbimit në Bazilikën e Romës në Santa Maria në Aracoeli.
Ai kishte qenë nën disa kritika, veçanërisht nga rrjetet sociale, për mosmbajtjen e maskës në ambiente publike, duke u ekspozuar edhe ndaj rrezikut nga kontakti me persona të infektuar.
Numri i rasteve pozitive në Itali është rritur në mënyrë të vazhdueshme javët e fundit në Itali. Të martën, vendi fqinj raportoi 10,874 të infektuar të rinj me COVID.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Edhe në Vatikan, katër anëtarë të Gardës Zvicerane, që mbron papën, gjithashtu kanë rezultuar pozitivë për COVID.