Papa Françesku: Është mëkat i madh të mos ndihmosh emigrantët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Papa Françesku: Është mëkat i madh të mos ndihmosh emigrantët

Papa Françesku kritikoi sot trajtimin e emigrantëve që kalojnë Mesdheun për të arritur në Evropë, duke thënë se ishte një “mëkat i madh” të mos ofrosh ndihmë për varkat e emigrantëve.

“Ka nga ata që punojnë sistematikisht dhe me çdo mjet për të zmbrapsur emigrantët”, tha Papa gjatë audiencës së përgjithshme javore në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Dhe kjo, kur bëhet me vetëdije dhe përgjegjësi të plotë, është mëkat i madh”, theksoi ai.

Papa ka folur shpesh për trajtimin e emigrantëve gjatë 11 viteve të tij në detyrë. Por deklarata e sotme për “mëkatin e madh” konsiderohet veçanërisht e ashpër.

Advertisement

Kalimi i Mesdheut nga emigrantët, të cilët hipin në gomone ose varka të improvizuara dhe nisen nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, ka qenë subjekt i debatit intensiv publik në të gjithë Evropën në dekadën e fundit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy