Harmonia në grup mungonte dhe tekniku italian nuk arriti të gjente dot çelësin e komunikimin me lojtarët. Por mesa duket, eksperienca me Shqipërinë është hedhur pas krahëve, teksa Panucci ka vendosur t’i japë fund pushimeve dhe është drejt një aventure të re.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Belgjikë ku raportohet se është në bisedime me ekipin elitar Standard Liege.
Advertisement
Gazetari Nicolò Schira shkruan në “Twitter” se ish-trajneri i kuqezinjve mund të ulet në stolin e Standard Liege.
Ndërkohë kujtojmë se kampionati në Belgjikë u pezullua përfundimisht, ndërsa ekipi që mund të drejtohet nga tekniku Italian e mbylli në vendin e 5-të, i cili i mundëson një biletë për në kualifikueset e Europa League.