![Panik në Parlamentin britanik/ Deputeti djersitet gjatë fjalimit, dyshohet për koronavirus (Video)](https://www.gazeta-shqip.com/wp-content/uploads/2020/06/2-21-780x439.jpg)
Një deputet britanik ka alarmuar kolegët e tij. Mediat e huaja shkruajnë se Alok Sharma i është nënshtruar testit të koronavirusit dhe aktualisht gjendet në vetëizolim, pasi nuk ishte ndjerë teksa i ishte drejtuar deputetëve nga foltorja e Parlamentit.
Sharma ishte djersitur dhe herë pas here fshinte ballin me fasoletë teksa po diskutonte. Ndërkohë e gjitha salla është “dezinfektuar” pas largimti të tij nga salla.
Më herët ky deputet kishte marrë pjesë në një takim në kabinetin e kryeministrit britanik Boris Johnson në “Downing Street”.
Edhe pse numri i deputetëve që lejohen të ulen në Parlament vazhdon të jetë i kufizuar, shumë nuk janë të kënaqur që duhet të rikthehen në Westminister, duke pretenduar se paraqet rrezik për ta dhe votuesit e tyre.