Një sulm me thika u regjistrua këtë të martë në aeroportin e Dusseldorf në Gjermani, ku mbeti i plagosur një person.
Mediat gjermane shkruajnë se autori i sulmit është arratisur dhe është në kërkim. Dyshimet janë që sherri të ketë nisur mes disa njerëzve të pastrehë pranë parkingut.
Advertisement
I plagosuri u dërgua në spital për të marrë mjekim për plagët e lehta. Incidenti nuk cencoi sigurinë apo vijimin e punës normalisht të aeroportit, sipas policisë.