Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.

 

Mediat belge raportojnë se policia ka përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, dhe pista ku po hetojnë është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreth orës 19:30 morëm një raport për të shtënat në Avenue de la Toison d’Or,” tha zëdhënësja e policisë Ilse Van de Keere. “Shërbimet tona kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Tre persona u plagosën, ndërsa u vendos një perimetër sigurie.”

 

Ndërkohë mediat raportojnë se pas ngjarjes autorët janë larguar nga vendngjarja, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";