Dalin pamjet nga avioni që u godit këtë të martë nga turbulenca të forta, ku për fat të keq humbi jetën një pasagjer, ndërsa mbi 30  të tjerë u lënduan.

Avioni  “Boing” i linjës ajrore Londër-Singapor kishte në total 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

BBC raportoi më herët se kompania ajrore “Singapore Airlines” i shprehu ngushëllime familjes së viktimës.

Siç duket edhe nga pamjet turbulencat e forta kanë hedhur përtokë ushqimet dhe sendet personale të pasagjerëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa mësohet se në aeroportin Suvarnabhumi ka pasur një mobilizim emergjent, me autoambulanca dhe makina të policisë që janë nisur menjëherë në pritje të avionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";