![Panik në ajër/ Avioni i nisur nga Korfuzi drejt Londrës bën ulje emergjente në Romë, plagosen dy stjuardesa](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/08/Capture-188-746x400.png)
Për shkak të turbulencave, një avion i nisur nga Korfuzi i Greqisë, me destinacion Londrën bëri një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës. Si pasojë kanë mbetur të plagosura dy stjuardesa
Avioni transportonte 181 persona, përfshirë 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Teksa fluturonte mbi hapësirën ajrore italiane më 19 gusht, ai u përball me probleme për shkak të motit të keq.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve (ANSV) po heton çështjen dhe e ka cilësuar ngjarjen si “aksident”. /vizionplus.tv
Advertisement