Një avion Boeing 737 i Transavia Frances bëri ulje emergjente në “Eleftherios Venizelos” mesditën e sotme.

Sipas asaj që është bërë e ditur, avioni i cili ishte nisur nga aeroporti i Athinës në orën 15:00 me destinacion Parisin, u detyrua të ulej sërish atje.

Mediet greke bëjnë me dije se shkak u bënë zogjtë, të cilët kishin hyrë në motorët e avionit.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt në orën 15:41 me kohën lokale dhe pasagjert zbritën në pritje të informacionit për fluturimin e tyre të radhës.

Zjarrfikësja është mobilizuar si masë paraprake për arsye sigurie nga zjarri./vizionplus.tv