Megjithatë një ekspert amerikan ka deklaruar së fundmi se një tjetër pandemi globale mund të jetë 100 herë më e keqe se shpërthimi i Covid-19. dhe sipas tij bëhet fjalë për Dr. Michael Herschel Greger. Michael ka bërë me dije se pavarësisht që mbi 200 vende në botë po përballen me virusin vdekjeprurës, më e keqja s’ka ardhur akoma.
Ai ka deklaruar se fermat e mbipopulluara të shpendëve, ku pulat janë shumë afër me njëra-tjetrën, mund të shkaktojë një pandemi tjetër. “100 herë më agresive , mund të ketë një shkallë fataliteti një në dy”- u shpreh Dr.Greger.
Ndër të tjera ai thotë se pulat shpesh mbahen në hapësira shumë të ngushta dhe kjo mund të kthehet në një mjedis ideal për sëmundjet virale, siç është gripi i shpendëve.
“Nëse doni të krijoni pandemi katastrofike, atëherë ndërtoni ferma të tilla. Kur ju mbani mijëra kafshë apo shpendë të stresuar në mënyrë kronike, në ambiente të mbyllura, të ndryrë e të ngjitur me njëri-tjetrin, keni krijuar ambientin e përsosur për krijimin e një virusi vdekjeprurës.
Përveç kësaj, kultivimi intensiv i kafshëve kërkon përdorimin e gjerë të antibiotikëve, i cili ka kontribuar në një rritje dramatike të numrit të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve që prekin njerëzit. Tani kemi hyrë në një epokë ku nuk është e rrallë që mjekët të gjejnë veten duke trajtuar pacientë me infeksione bakteriale për të cilat nuk ka antibiotikë efektivë”- u shpreh ai. Kujtojmë se dy javë më parë Michael paralajmëroi se shpërthimi i një virusi nga fermat e pulave mund të vrasë gjysmën e njerëzimit.