Pandemia në Australi, protesta në Sindej dhe Melburn ndaj kufizimeve, policia arreston qindra persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pandemia në Australi, protesta në Sindej dhe Melburn ndaj kufizimeve, policia arreston qindra persona

Policia në Australi arrestoi me qindra protestues në Melbur ndhe Sidnej pas protestave kundër mbylljes për shkak të Covid-19, ndërkohë që vendi pati numrin më të lartë të rasteve pozitive në një ditë.

Vetëm në 24 orët e fundit në Australi u regjistruan 894 raste me variantin Delta. Policia njoftoi se 218 persona u arrestuan në Melburn ndërsa në Sidnej 47 për thyrje të rregullave të pandemisë dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

Gjatë protestave të ditës së shtunë mbetën të plagosur edhe 7 oficerë policie. Sidnej qyteti më i madh i Australisë me më shumë se 5 milionë banorë ndodhet në karantinë që prej dy muajsh.

‘’Tani jemi në një situatë shumë serioze. Nuk kemi kohë që të tregohemi egoistë. Tani duhet të mendojmë për komunitetin dhe familjet tona. Nëse ju jeni duke shpërndarë virusin, ju mund të jeni porgjegjës për vdekjen e njerëzve.”, deklaroi Brad Hazzard Ministër i Shëndetësisë.

Advertisement

Që prej fillimit të pandemisë, Australia ka pasur 43 mijë raste me covid-19 dhe 978 vdekje. Pavarësisht numrave të ulët deri më tani në Australi vetëm 1/3 e popullsisë nga mosha 16 e lart janë vaksinuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy