Ministri i Shëndetësisë në Republikën Çeke, Adam Vojtech, tha se ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Andrej Babis.

Dorëheqja vjen pas kritikave në rritje për trajtimin e pandemisë së koronavirusit në Çeki, ku numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm.

Babis e falënderoi Vojtechun për punën e tij, duke thënë se ai do të mund të mbahej mend si ministri më i mirë i Shëndetësisë sikur të mos i duhej ta shfrytëzonte gjithë energjinë e tij për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Republika Çeke ka raportuar ditëve të fundit rritje të numrit të rasteve me koronavirus, me ritmin më të shpejtë në Evropë, pas Spanjës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo ka nodhdur pasi ky vend, pak para verës, i ka hequr pothuajse të gjitha masat e ndërmarra në mars, kur ka shpërthyer pandemia.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Republika Çeke, në 14 ditët e fundit, ka pasur 193 raste për 100,000 banorë.

Në total, Çekia ka regjistruar afro 50,000 të infektuar. Prej tyre, 503 pacientë kanë vdekur dhe rreth 24,000 raste mbeten aktive./ REL

The post Pandemia e koronavirusit: Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Çeki appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";