Pandemia drejt fundit, OBSH: Europa po hyn në periudhë të gjatë qetësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pandemia drejt fundit, OBSH: Europa po hyn në periudhë të gjatë qetësie

Dy vjet pas shpërthimit të Covid-19, Europa po shkon drejt fundit të pandemisë. Mesazhi shpresëdhënës vjen nga shefi i OBSH në Europë, Hans Kluge, sipas të cilit, Kontinenti i Vjetër mund të hyjë shpejt në një periudhë të gjatë qetësie falë nivelit të lartë të vaksinimit, variantit më pak agresiv Omicron dhe fundit të dimrit.

“Dua të riktheksoj pohimin e bërë javën e kaluar; se Europa po shkon drejt fundit të pandemisë. Jo për të thënë që gjithçka ka mbaruar por rajoni ka tani mundësinë unike për të kontrolluar transmetimin për shkak të tre elementeve kryesore.

Pikë së pari kemi nivel të lartë vaksinimi dhe imuniteti natyral; së dyti, na favorizon ndryshimi i sezoneve, ndërsa jemi në fund të dimrit, dhe së treti na ndihmon agresiviteti më i ulët i variantit Omicron”, tha Kluge.

Kluge shtoi më tej se një solidaritet globale për vaksinën është i nevojshëm për të reduktuar më shumë kërcënimin e Covid-19.

Advertisement

Rreth 12 milionë raste të reja me koronavirus u raportuan javën e kaluar, çka shënoi incidencën më të lartë 7-ditore qe prej shpërthimit të pandemisë.

Megjithatë sipas OBSH, niveli i lartë i infektimeve nuk është reflektuar me rritje të shtrimeve në terapitë intensive dhe po ashtu numri i vdekjeve rreth rajonit ka filluar të stabilizohet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy