Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u detyrua të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi rreth 20 mijë ton naftë janë derdhur në Arktik nga një depozitë e një termocentrali pranë qytetit siberian, Norilsk, të premten e kaluar.

Termocentrali është në pronësi të kompanisë “Norilsk Nickel”, e cila është prodhuesi kryesor i nikelit dhe paladiumit në botë.

Drejtori i termocentralit, Vyacheslav Starostin, u vu në pranga pas ngjarjes. Ndërkohë, autoritetet ruse kanë nisur hetimet për ndotjen dhe neglizhencën e pretenduar. Presidenti Putin reagoi me zemërim, pasi autoritetet lokale e njoftuan qeverinë me vonesë për ngjarjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pamje tronditëse janë shpërndarë në internet nga lumi Ambarnaya, uji i të cilit ka marrë ngjyrë të kuqe. Një ekspert vendas ka parashikuar që kostoja e pastrimit do të arrijë mbi 1 miliard dollarë, ndërsa ambientalistët janë shprehur se mund të duhen dekada të tëra për të pastruar totalisht zonën nga ndotja./a2cnn