Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje tronditëse, ku shihet një foshnjë e porsalindur, i varrosur për së gjalli në Indi. Raportohet se fëmija është shpëtuar nga banorët e fshatit Sonoura, të cilët kishin shkuar pranë vendit ku u gjet i mituri për të punuar tokën.
Ata shprehen se teksa ishin duke punuar, dëgjuan të qarat e vazhdueshme të një fëmije, më pas ato u afruan dhe panë këmbën e një foshnje. Në pamjet duket si një burrë e tërheq vogëlushin nga këmba dhe arritën që ta shpëtojë.
Menjëherë pasi e nxorrën, banorët e kanë dërguar të porsalindurin me shpejtësi për në spital. Pas testeve të kryera nga mjekët rezultoi se vogëlushi kishte gëlltitur baltë dhe i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Ndërsa fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.