Pamjet-Rrëzimi i avionit në Nepal/ Gjenden trupat e pajetë të 14 pasagjerëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamjet-Rrëzimi i avionit në Nepal/ Gjenden trupat e pajetë të 14 pasagjerëve

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të paktën 14 trupa pas rrëzimit të avionit në Nepal.

 

Bëhet me dije se mbetjet e avionit që udhëtonte me 22 persona u gjetën në distriktin Mustang në veri të Nepalit. Avioni kishte 20 minuta që ishte në fluturim kur humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror. Ndërkohë ekipet vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë.

 

Advertisement

“14 trupa janë gjetur deri tani, vazhdojnë kërkimet në rrënojat e avionit. Moti është i keq por arritëm të dërgonin në vendngjarje ekipin tonë”, tha zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil,

 

BBC raporton se në aeroplan ishin 4 shtetas indiane, 2 gjermane dhe 16 nga Nepali.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy