
Videoja e dy zyrtarëve të OKB që kryejnë marrëdhënie seksuale në sediljen e pasme të një makine të organizatës po bën xhiron e botës.
Pas skandalit ka reagur edhe vetë OKB, duke thënë se “është e shokuar dhe e shqetësuar për ngjarjen e neveritshme”.
Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, António Guterres, e përshkroi sjelljen e parë në videon e 18 sekondave si “të neveritshme”.
“Kjo lloj sjellje shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB“, tha Z.Dujarric ditën e djeshme. Skandali ka ndodhur në Tel Aviv të Izraelit.
Advertisement