Të paktën 100 persona dyshohet se janë plagosur sot kur një tren pasagjerësh u përplas me një kamion në rajonin e Volgogradit të Rusisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Interfax.

Sipas TASS, 20 u plagosën në tren, i cili doli nga shinat, teksa në bord ndodheshin më shumë se 800 pasagjerë.

Siç raporton Interfax, përplasja ka nxjerrë nga shinat tetë vagonë ​​të trenit të pasagjerëve.

“Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit”, njoftuan autoritetet, duke shtuar se janë përfshirë 324 anëtarë të kërkim-shpëtimit. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Treni po shkonte nga Kazan në Adler në Detin e Zi./vizionplus.tv