
Dalin të tjera pamje rrëqethëse nga aeroporti i Kabulit, ku mijëra njerëz luftojnë të ikin sa më parë nga vendi.
Pas dy të rinjve që ranë dje nga avioni, këtë të martë u publikua edhe videoja e një afgani të dëshpëruar, që për të ikur nga vendi, lufton të mbahet te krahu i avionit.
Advertisement
Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente, pasi stafi konstatoi trupin.
Pas kaosit në të cilin u përfshi aeroporti dje, sot u raportua për një situatë më të qetë.
Advertisement