Palestrat qëndrojnë mbyllur: Nuk ka ende asnjë datë për mjediset e mbyllura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Palestrat qëndrojnë mbyllur: Nuk ka ende asnjë datë për mjediset e mbyllura

Qyteti po i ngjan përditë e më shumë atij të para 9 marsit. Por ka biznese, si palestrat, që janë mbyllur e nuk dihet kur hapen.

“Në Amerikë, Itali, Spanjë dhe vendet e rajonit, janë hapur. Ne në fakt, normalisht kishim punë nga janari deri në maj. Por jemi në një pikiatë, që nuk dihet kur ndalon. Të gjithë po hapen, për ne nuk ka ndonjë lajm.

Palestra ka 170 klientë normalisht. Kemi 10 vjet në treg. Palestra është 1000 metra katrorë, që do të thotë, që me rregullat e reja, këtu mund të vijnë 60 klientë në distancë dhe pa probleme fare.

Këtu punojnë 8 punëtorë. Të gjithë po trajtohemi me pagë lufte, nga 26 mijë lekë. Kemi marrë një muaj. Klientët që kanë paguar do t’u njihet pagesa kur të rinisim. Sot patëm shumë telefonata, pse nuk po hapeni, se të gjithë u hapën, na thoshin.

Advertisement

Vetëm dy të infektuar në gjithë vendin dhe ne qëndrojmë të mbyllur pa afat. Palestra vlen sot jo vetëm për trupin, por edhe për trurin”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy