Ndërsa avionët luftarakë izraelitë sulmuan ndërtesa të larta dhe objektiva të tjerë në Rripin e Gazës, palestinezët u zgjuan në festën fetare të Bajramit, nën bombardimet e pamëshirshme ajrore.
Që prej të hënës, Ministria e Shëndetësisë së Gazës informoi se janë vrarë 69 njerëz, përfshirë 17 fëmijë, ndërsa janë plagosur 390 persona. Ndërkohë, në Izrael, raportohet për 6 të vrarë.
Ushtria izraelite tha se ka shtuar përforcimet pas qindra raketave të lëshuara nga Gaza në drejtim të Izraelit.
Zëdhënësi ushtarak i Izraelit Jonathan Conricus tha se sulmet ndaj Gazës do të vazhdojnë ndërsa Izraeli përgatitet për “skenare të shumta”.
#صور | أداء صلاة الغائب على أرواح شـــهـــ ــداء غزة في المسجد الأقصى المبارك. pic.twitter.com/v0um3AvhWd
— الجرمق (@aljarmaqnet) May 13, 2021